Së paku 50 është numri i fëmijëve në Kosovë që presin të adoptohen e të bëhen me familje.
Por trefish më i madh është numri i familjeve që janë të gatshme të adoptojnë.
Përderisa, akoma në konsultim publik deri kah fundi i këtij muaji mbetet rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e panelit për adoptim të fëmijëve.
Përveç brenda Kosovës, ky panel trajton edhe kërkesat për adoptim nga jashtë, thotë këshilltarja në këtë institucion të drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni.
“Ka për obligim dhe për detyrë, të shqyrtojë të gjitha lëndët e adoptimit, qoftë të familjeve që janë të gatshëm për adoptim qoftë të fëmijëve që kanë nevojë të adoptohen. Ky panel shqyrton të gjitha lëndët e adoptmit qoftë vendore qoftë ndërkombëtare,” u shpreh Këshilltarja në MD, Vlora Limani Hajnuni.
Sipas dokumentit, për të gjitha kërkesat pro ose kundër adoptimit, do të vendosin 5 persona, që duhet të vijnë nga institucione të caktuara, përfshirë shoqërinë civile.