Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në Ferizaj ishte zgjedhur ”Miss Lopa 2019”

    11/10/2021 23:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në hapësirat e tregut të kafshëve në Ferizaj, për herë të parë  është mbajtur Panairi i Gjedhëve organizuar nga grupi lokal i veprimit “Bifurkacioni” në bashkëpunim me ”Iniciative for Kosova Community” dhe komunën e Ferizajt, i cili synohet të bëhet tradicional. 

    Me këtë rast, Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se përmes këtij panairi synojnë që të stimulojnë fermerët për të kultivuar raca të pastërta dhe produktive të gjedhëve.

    “Është panairi i parë që organizohet në komunën e Ferizajt, bëhet në bashkëpunim me grupin lokal të veprimit dhe me OJQ-në IKC, është hera e parë, ka shumë pjesëmarrje të kënaqshme të fermerëve, po synojmë që sado pak ata të cilët kultivojnë racë të pastër dhe të mirë t’i shpërblejmë, vendi i parë, i dytë , i tretë, i katërt dhe i pestë kanë shpërblime dhe me këtë po synojmë që edhe fermerët tjerë të cilët nuk kanë raca të mira, të pastërta t’i stimulojmë përmes shpërblimeve që t’i kultivojnë racat e pastërta dhe produktive brenda komunës sonë”,  tha drejtori Bajrami.

    Ndërkaq, Hysni Thaçi, Drejtor i Departamentit për shërbime këshillimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, hapjen e këtij panairi e cilësoi si ditë të shënuar për komunën, duke thënë se kjo ministri me kapacitetet që  ka do të ndihmojë sektorët e bujqësisë.

    “Ne do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe më tutje, e dimë që asnjëherë nuk është mjaft për bujqit dhe për bujqësinë në përgjithësi ajo që jepet apo ajo që ndahet nga Ministria, por kjo po varet prej mundësive buxhetore, sepse ne e dimë që bujqësia me sektorët e saj, pra edhe blegtoria në këtë rast d.m.th është një degë e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përgjithësisht kemi vështirësi në zhvillimin ekonomik, prandaj bujqësia krijon mundësi edhe të nxjerrjes së produkteve të ndryshme qoftë nga veprimtaria bimore, qoftë nga veprimtaria blegtorale, qoftë nga përpunimi, qoftë nga aspektet tjera, prandaj mendojmë që në të ardhmen duhet të rritet ky buxhet dhe duhet të jemi më tepër në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht të fermerëve dhe viseve rurale, gjegjësisht atyre që merren me këtë veprimtari“, tha ai.

     E fermeri, gjedhi i të cilit u shpall si më i miri në këtë panair, tha se ndjehet i inkurajuar për t’u marrë më tutje me këtë veprimtari.

    “Më jep kurajo me punu akoma  më shumë, me shtu numrin e gjedhëve, të gjithë le të merren më këtë punë edhe pse është  punë e rëndë, por e kënaqshme“, u shpreh fermeri Isuf Sejdiu.

    Në këtë panair u përzgjodhën 5 gjedhët më të mirë, ku vendi i parë u shpërblye me një makinë mjelëse, një bidon dhe 200 euro vlerë monetare, për vendin e dytë po ashtu u nda një makinë mjelëse dhe 150 euro, vendi i tretë u shpërblye me një makinë mjelëse dhe 100 euro, si dhe vendi i katërt dhe i pestë u shpërblyen me nga 100 euro vlerë monetare. 

    Krejt në fund, u zgjodh edhe lopa më e bukur, e cila deri në panairin e radhës do ta mbaj kurorën e lopës më të bukur në komunën e Ferizajt.

    *Artikull i vitit 2019

    Artikuj të ngjashëm

    Shqipëria dhe Kosova zgjedhin përfaqësueset për “Miss Universe 2025”

    Pse lopa është e shenjtë për indianët?

    Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.