Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë

    17/05/2024 16:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në pyetje të gazetarëve në lidhje me negociatat për formimin e Qeverisë u shpreh se negociatat pritet të përfundojnë javën e ardhshme.

    “Unë besoj se javën e ardhshme do të përfundojnë negociatat. Ekipet punojnë intensivisht për programin qeveritar, por njëkohësisht besoj se prej ditës së hënë do të fillojë edhe ndarja e resoreve”, deklaroi Taravari.

    Taravari shprehet optimist se deri të premten do të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë.

    “Tash për tash është një atmosferë shumë pozitive, ka kuptueshmëri nga të dyja anët dhe unë jam shumë optimist se deri të premten, do ta kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme”, deklaroi Taravari.

    Në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Administrative për sjelljen e vendimit për rivotim, Taravari u shpreh se kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjyqtarëve.

    “Nga mëngjesi kam informata se ka presion të jashtëzakonshëm prej kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili ushtron presion ndaj gjykatësve të cilët duhet ta punojnë lëndën për rivotim. Uroj dhe shpresoj se gjykatësi ta mendon se gjykatësi mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, duke përfshirë edhe gjykatësin në qoftë se vazhdojnë të ushtrojnë presion”, tha Taravari duke shtuar se gjykatësit duhet të vendosin pa marrë anë dhe në mënyrë të drejtë.

    Në fund, Taravari shtoi se BDI është mësuar që ta ketë gjykatën me vete dhe nën kontroll.

    “BDI është mësuar që ta ketë gjykatën e vete dhe nën kontroll të vet, dhe çdo gjë, si të vendosin në Reçicë ashtu të sillet vendim edhe gjykatësi. Besoj se kryetari i gjykatës duhet ta mendojë se pas 15 qershorit do të ketë Qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimit”, u shpreh Taravari.

    Artikuj të ngjashëm

    Taravari jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

    Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut

    Taravari: Mos abuzoni me rastin e presidentes Vjosa Osmani, lejoni autoritetet ta qartësojnë situatën

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.