“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij, ditën e enjte në Athinë.
Sipas mediave greke thuhet se Eduart Denaj ka deklaruar se gruaja e tij po “i hante paratë” dhe se kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve, raporton Top Channel.
Ai po ashtu ka deklaruar se nuk mund ta shihte të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë.