Të paktën 56 njerëz vdiqën në El Fasher, në Sudan, mes të premtes së kaluar dhe të mërkurës, ndërsa “luftimet vdekjeprurëse po përshkallëzohen”, thanë në një deklaratë Mjekët pa Kufij (MSF).
Në Spitalin Jugor të qytetit, 454 viktima kanë mbërritur që nga e premtja e kaluar, nga të cilët 56 “iu dorëzuan plagëve të tyre”, sipas organizatës humanitare.
MSF shtoi se “numri i të plagosurve dhe i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë, pasi luftimet vazhdojnë të jenë aq intensive sa që shumë njerëz nuk mund të arrijnë në spital”, raporton CNN.
“Darfuri i Veriut kishte qenë një strehë relativisht e sigurt në krahasim me pjesët e tjera të Darfurit,” shtuan MSF. “Tani, ka snajperë në rrugë, granatimet e rënda po ndodhin dhe askund në qytet nuk ka siguri”.