Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, nisi me një takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”.
“Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara”, thuhet në njoftim. /