Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ali Ahmeti publikon marrëveshjen me koalicionin VLEN

    11/05/2024 17:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në një takim të mbajtur së fundmi, lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emër të të gjithë liderëve të koalicionit. Ai ka njoftuar për një fitore të madhe të Frontit Europian, jo vetëm në zgjedhjet presidenciale por edhe në ato parlamentare. Fushata e tyre u karakterizua nga uniteti dhe mesazhe të forta për paqe dhe stabilitet në vend, si dhe marrëdhënie të mira ndëretnike dhe një angazhim të qartë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, tha Ahmeti.

    “Të nderuar organe më të larta të parisë, këshiltarë, deputetë të kaluar e të ardhshëm, funksionarë të lartë, dua të ju lajmëroj në emër të të gjithë liderëve të frontit për fitoren e madhe, si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare.

    E tërë fushata e përshkuar nga një unitet i fotë, nga ne bartësit, e përcjellë me sukses nga një Front i cili me sukes e ka kryer punën për ardhmërinë e brezave dhe gjeneratave.

    E tërë fushata është përshkruar nga mesazhe sa demokratike aq dhe njerëzore. Më shumë paqe, stabilitet, për të gjithë vendin, marrëdhënie sa më të mira ndëretnike, me porosi sa më të forta se vendi jonë vendin e ka në BE.

    Nostalgjitë, inatet apo dallimet që mund kohrat edhe ti shënojnë në pëolitikë nuk zen vend, në politikë duhet patur racionalitet për drejtësi të shtetit dhe procesit.

    Këto zhvillime politike ne i kemi përcjellë para procesit, para vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, me konsullta dhe mendima nga të gjitha palët, dhe në veçanti me konsullta në kuadër të drejtuesve të Frontit. Duke marrë parasyshë zhvillimet dhe divergjencat brenda politikave drejtuese, të subjekteve ne pamë si obligim dhe detyrim të nënshkruajmë një dokument të përbashkët që sot për herë të parë publikohet për opinionin. Dhe pjesa dërrmuese e atyre që kanë drejtuar procesin janë në dijeni të plotë”, tha Ahmeti.

    Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti theksoi rëndësinë e racionalitetit në politikë dhe nevojën për të lënë mënjanë emocionet për të ndërtuar struktura të qëndrueshme shtetërore. Ai gjithashtu prezantoi një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të ndryshëm politikë, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasmin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

    “Përpara këtij përfaqësimi serioz për përparim dhe forcim të proceseve do të doja që ta lexoj përpara jush.

    07.12. 2023
    Deklaratë e përbashkët politike

    Fillimi i negociatave me BE-në sjellë përfitime strategjike dhe domethënëse për vendin tonë. Duke marrë parasysh krizën në Maqedoni ne palët nënshkruese bashkohemi me një zë për ta adresuar nevojën urgjente për stabilitet në vend.

    Kriza aktuale e lidhur ngushtë me ndryshimet kushtetuese kërkon vëmendje të menjëhershme dhe përpjekje bashkëpunuese për të mbrojtur parimet, dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Ndryshimet Kushtetuese kanë krijuar një siatuatë që kërkon shqyrtim të kujdeshsëm, dialog të hapur, dhe bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

    Është në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie kolektive që ne paraqesim këtë deklaratë të përbashkët politike duke njohur peshën e sfidave që përballet Maqedonia e Veriut.

    Për këto qëllime ne si parti politike deklarojmë si më poshtë:

    Ne partië politike të nënshkruara më poshtë duke pasur parasysh situatë që ndodhet vendi, ndjemë detyrimin të deklarojmë që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe qeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

    Në nënshkrimet e përfaqësuesve të partive politike:

    Arben Taravari
    Afrim Gashi
    Ali Ahmeti
    Bilall Kasmi
    Izet Mexhiti

    Këtë dokument e kanë nënshkruar të gjithë të lartpërmendurit përfshirë dhe mua që e kam nënshkruar dokumentin më 13 janar.

    Ne jemi shumë racional, dhe të bindur se vendit tonë i duhet stabiliteti, paqja, marrëdhëniet e mira mes komuniteteve, i duhet zero problem me fqinjët dhe anëtarsim i plotë në BE.

    Emocionet ti lemë pas krahëve, dhe të bëjmë përpjekje për të ndërtuar struktura të qëndrueshme të shtetit, dhe këto kapacitete janë në Frontin Europian të gatshëm që ne të jemë bartës dhe pjesë e proceseve, dhe vendi jonë të aderojë aty ku e ka vendin”, tha Ahmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    Ali Ahmeti bashkë me ish-ministrin Mehaj takohen me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    Pas përçarjeve në VLEN, Taravari largohet nga Qeveria e Mickoskit, çfarë përmendi si arsye

    Ali Ahmeti: Kanë kërkuar të më vrasin politikisht

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.