Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Canaj: Në vend që të thirrej Këshilli i Sigurimit për rastin Banjska, ne jemi ulur aty si të akuzuar

    08/05/2024 20:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sa i përket raportit sekret amerikan për sulmin terrorist që Serbia kreu në Banjskë, i cili ende nuk ka dalë, Ish-Diplomati, Blerim Canaj ka thënë se për këtë çështje duhet pritur që të shihet se çfarë do të ketë në të dhe se cili do të jetë impakti i tij.

    “Nëse është pritur një raport nga Qeveria jonë dhe ne kemi pritur diçka tjetër, duket që nuk po tingëllon mirë. Nëse ne nisemi nga fakti që kontaktet duket të jenë të mangëta të qeverisë tonë me partnerët tanë, pastaj ta presëim çfarë raporti është përpiluar dhe si është përpiluar, për shkak se përkundër faktit që janë ato burime të informatave që i kanë agjencitë  e tyre, është mirë që për këtë qështje të diskutohet me partnerët që e bëjnë raportin, pavarësisht a janë ekspert të sigurisë a nga policia e Kosovës apo njerëzit kompetentë, ta presim dhe ta shofim çfarë ka brenda dhe ta shohim se cili do të jetë impakti politik i tij,” ka thënë Canaj.

    Se a ka impakt politik një publikim i një raporti të tillë apo zbardhja e rastit të sulmit në Banjskë, Canaj theksoi se do duhej të kishte, për shkak se Serbia ka qenë përkrahëse e grupit e poashtu krimineli kryesor (Milan Radojçiq) po endet i lirë në Serbi.

    “Do duhet të kishte sepse ka qenë një atak terrorist i një shteti në një shtet tjetër, do duhej që Serbia në këtë rasst duke pasur parasysh faktin që ajo ka qenë përkrahsja kryesore e atij grupi dhe që sot krimineli kryesor po shëtitet i lirë në Serbi dhe po mbrohet aty  natyrisht që do duhej të kishte një impakt politik në këtë qështje,” shtoi Canaj.

    E më tej ai shtoi se politika nuk duhet të ndërhyjë aty ku e ka punën policia.

    “Politika merret në një nivel tjetër, e pret raportin e policisë dhe pastaj është punë e politikës, por jo që politika të përzihet në punën e policisë dhe në hetime nuk është punë e politikës.”

    Sipas Canajt, në vend që të thirrej Këshilli i sigurimit për rastin Banjska, ai tha se “ne jemi ulur në bankën e Këshillit të Sigurimit sikur të akuzuar që është një shenjë që fare nuk është shfrytëzuar politikisht”.

    E kurdo që të publikohet ky raport, Canaj tha se nëse janë SHBA pas saj, ata janë aleatë tanë dhe do të jetë një raport dhe përshkrim real.

    Artikuj të ngjashëm

    Canaj: PDK-ja vazhdimisht i ka kërkuar zgjedhjet, kanë treguar që janë gati

    Canaj: Shtetet partnere të Kosovës s’po i besojnë më kryeministrit Kurti

    Ish diplomati Canaj: PDK-ja e LDK-ja e kanë betejën për vendin e dytë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.