Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maqedonci: Kemi informacione për përgatitje të sulmeve nga Serbia ndaj Kosovës, të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo sfidë

    07/05/2024 13:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë informacione që ka përgatitje për sulme të mëtejshme të Serbisë ndaj Kosovës, dhe se situata aktualisht vazhdon të jetë e brishtë.

    Ministri Maqedonci ka theksuar se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministrat e tjerë që derisa grupi i Radoiçiqit që ka realizuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë, kanë informacione që vazhdojnë përgatitjet për sulme të mëtejshme e normalisht ai thotë se situata në veri është e cënueshme.

    “Kemi normalisht edhe informacione që vazhdon edhe të përgatitet për sulme të mëtejshme dhe situata e sigurisë megjithëse është e qetë aktualisht vazhdon të jetë e brishtë. Janë tregues të një situate fragjile jo vetëm në Kosovë po në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë një situatë e cila edhe mund të eskalojë dhe gjithë këto veprime mund edhe të sjellin situatë të ndryshme duke mos e përjashtuar edhe një luftë. Është thënë nga kryeministri shumë herë por edhe nga ministrat e tjerë të fushave përkatëse që përderisa grupi i Radojiçiqit që ka realizuar sulmin terrorist në veri të vendit, me synim kapjen e një pjese të territorit të vendit vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe kemi normalisht edhe informacione që vazhdon të përgatitet për sulme të mëtejshme por gjithashtu me eksponentët e tyre në katër komunat veriore të vendit, normalisht që situata në veri të vendit është e cënueshme dhe duke i shtuar kësaj edhe militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat operacionale të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, të gjitha këto kur kanë një bazament që është politik. Unë vlerësoj personalisht por edhe gjithë Qeveria që situata e sigurisë megjithëse është e qetë aktualisht, vazhdon të jetë e fragjile pra e brishtë. Dhe derisa nga këto grupe nuk kërkohet llogari as në Serbi, ne normalisht që mund të ballafaqohemi me sulme të tilla siç ishte rasti i 24 shtatorit, megjithatë është për t’u theksuar se Policia e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në vendosjen e kontrollit, rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit”, ka thënë Maqedonci në Tëvë1.

    Poashtu, Maqedonci ka thënë se Kosova është e gatshme të ballafaqohet me çdo sfidë, e në bashkëpunim me KFOR-in janë të aftë të menaxhojnë çdo sfidë.

    “Ne në vazhdimësi përgatitemi për të qenë të aftë dhe të gatshëm të ballafaqohemi me çdo sfidë dhe situatë të tillë. Dhe normalisht në bashkëpunim edhe me prezencën ushtarake ndërkombëtare përmes misionit të KFOR-it, në Republikën e Kosovës ne jemi të aftë të menaxhojmë çdo situatë. Dhe jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të vendit tonë”, ka thënë tutje Maqedonci.

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.