Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Biden refuzon thirrjet e protestuesve, nuk ndërron qëndrim për luftën në Gazë

    02/05/2024 20:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka hedhur poshtë të enjten thirrjet e protestuesve për ndryshimin e qëndrimit të tij rreth luftës në Rripin e Gazës, si dhe ka ngulur këmbë se “rendi duhet të mbizotërojë” gjatë protestave në kampuset e kolegjeve nëpër vend.

    “Kundërshtimi është thelbësor për demokracinë. Por, kundërshtimi nuk duhet asnjëherë të çojë drejt prishjes së rendit”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti demokrat e theu heshtjen disaditore për protestat nëpër kolegjet amerikane, duke komentuar rreth tyre. Ai ishte kritikuar nga republikanët për heshtjen, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Ai i shmangi kërkesat e protestuesve, të cilët duan që SHBA-ja ta ndërpresë ndihmën për operacionet ushtarake të Izraelit.

    I pyetur nëse protestuesit do ta nxisnin ta shqyrtojë ndryshimin e qëndrimit, Biden u përgjigj shkurtimisht: “Jo”.

    Tensionet në kolegjet e kampuseve janë rritur tash e disa ditë, pasi protestuesit nuk kanë pranuar të largohen dhe administratorët e kolegjeve e kërkuan ndihmën e Policisë për largimin e tyre me forcë, duk nxitur përleshje të cilat kanë marrë vëmendje të madhe.

    “Ekziston e drejta për të protestuar, por jo e drejta për të shkaktuar rrëmujë”, tha Biden.

    “Njerëzit kanë të drejtë të arsimohen, kanë të drejtë ta marrin diplomën, kanë të drejtë të ecin në mënyrë të sigurt nëpër kampuse, pa pasur frikë se do të sulmohen”, shtoi ai.

    I pyetur nëse guvernatorët shtetërorë duhet t’i dërgojnë trupat e Gardës Kombëtare për ta vendosur rendin nëse është e nevojshme, Biden u përgjigj: “Jo”.

    Studentët po kërkojnë marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ndërsa shkollave po u kërkojnë të largohen nga kompanitë të cilat e mbështesin Qeverinë izraelite.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia Associated Press, që kur kanë nisur trazirat në kampuset në universitetet amerikane, më shumë se 1.600 persona janë arrestuar në 30 shkolla amerikane.

    Protestat mbarëkombëtare në kampuse nisën në Universitetin e Kolumbisë më 17 prill, kur u protestua kundër ofensivës së Izraelit në Gazë.

    Izraeli e nisi luftën në Gazë në tetor 2023, si hakmarrje ndaj një sulmi befasues në vendbanimet izraelite nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Gati 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi thotë se më shumë se 34.000 njerëz janë vrarë në luftën e Izraelit.

    Artikuj të ngjashëm

    Biden: Amerika është më e fortë, aleancat janë më të forta, kundërshtarët tanë janë më të dobët

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Biden: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, kjo është çështje jetë a vdekje

    Të Fundit

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.