Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përfshirja e të sanksionuarve në qeverinë e re të Serbisë zhgënjen Amerikën

    01/05/2024 10:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e zbulimit Aleksandar Vulin, një politikan që mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur non-grata. Njoftimi u bë të martën nga kryeministri i mandatuar për formimin e qeverisë së re, Millosh Vuçeviq.

    Aleksandar Vulin do të shërbejë si një prej disa zëvendëskryeministrave, tha Millosh Vuçeviq, ndërsa njoftoi përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm, që pritet të votohet në parlament në ditët në vijim.

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se, “Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e qeverisë së Serbisë. Jemi të zhgënjyer kur shohim dy persona të sanksionuar të propozohen për poste në qeverinë e re. Qëndrimi ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara”.

    Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

    Përfshirja e Aleksandar Vulinit në qeverinë e re sugjeron forcimin e lidhjeve me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur zyrtarisht pro-Bashkimit Evropian nga Serbia.

    Partia opozitare Lëvizja e Qytetarëve të Lirë tha se me përfshirjen e Aleksandar Vulinit në qeverinë e re “Serbia zyrtarisht nuk është më në rrugën evropiane”.

    Partia Liberale tha se emërimi i tij paralajmëron “izolimin ndërkombëtar, konflikte në rajon, lidhje me Rusinë si dhe goditje për të gjitha liritë civile në vendin tonë”.

    Në korrik, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Aleksandar Vulinit, duke e akuzuar atë për transport të paligjshëm armësh, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

    Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se ai ka përdorur postin e tij, për të ndihmuar një tregtar serb armësh, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, që të transportonte dërgesa të paligjshme armësh, përtej kufijve të Serbisë. Autoritetet amerikane e akuzojnë Aleksandar Vulinin për përfshirje në një rrjet trafiku droge.

    Aleksandar Vulin dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë serbe së Zbulimit (BIA) pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij. Ai kishte shërbyer më parë edhe në detyrën e shefit të ushtrisë dhe policisë.

    Së fundmi ai ka marrë dy medalje nderi nga Rusia, njërën prej Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe tjetrën nga Presidenti rus Vladimir Putin.

    Millosh Vuçeviq, i emëruar për postin e kryeministrit, ka shërbyer më parë si ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

    Emërimi i tij erdhi pas një procesi të tensionuar zgjedhor në muajin dhjetor, ku partia e djathtë populiste në pushtet e Presidentit Aleksandar Vuçiq fitoi shumicën e vendeve në parlamentin prej 250 anëtarësh.

    Zgjedhjet nxitën tensione politike për shkak të njoftimeve për parregullsi në masë, të raportuara nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Pas zgjedhjeve opozita organizoi protesta.

    Artikuj të ngjashëm

    Vulin e konfirmon edhe njëherë se Serbia e do Rusinë, si arsye e anti-evropianizimit përmend edhe Kosovën  

    Vulin: Nëse SHBA do ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë, nuk do të kishte pasur Kosovë

    Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.