Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    “Nusja(qeveria) po krihet, katundi (shoqëria) po digjet”!

    30/04/2024 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    *Fadil Maloku

    1. Kosova në sferën e organizimit social, atë politik, e sidomos atë demografik, në sytë e institucioneve kredibile ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po identifikohet si një “parajsë” ideale si për “rekrutimin” fuqisë punëtore, po edhe të rifreskimit e plotësimit të resurseve inflative të vendeve evropianë. S ‘këndejmi, nuk është e rastësishme që të rinjtë e grup moshave 25-35, shtegdaljen nga frustrimi, pakënaqësia varfëria dhe papunësia evidente ende enorme (krahasuar me vendet e rajonit) e projektojnë kryesisht përmes katapultimit të vetës së tyre në tregun global.

    Këtij “yryshi” të këtyre grup moshave apo kontingjenteve që po aspirojnë ta lëshojnë vendin, kur i shtojmë edhe ndryshimin e perceptimit vetanak mbi statuset sociale dhe jetën ekonomike që ata e ushtrojnë në Kosovë, si edhe premtimet boshe elektorale që u bëjnë politika, e kuptojmë se atyre nuk u vetë mjaftohet “oferta” e bërë për një jetë e mirëqenie identike me të tjerët në rajon dhe më gjerë.

    2. Sipas indikatorëve dhe parametrave të Bankës Botërore, largimi nga Kosova është trend permanent…! Atë po e gjenerojnë si frustrimi ashtu edhe pakënaqësia ndaj qeverisjes aktuale.

    Dhe se ky trend, duket që do të ketë pasoja shumë afatgjata, si në kuotimin e demografisë ashtu edhe në konfigurimin social të vendit.

    Ngase, prodhon reperkusione nē procesin e shtet-ndërtimit, sovranitetit dhe demokracisë si synime strategjike të vendit.

    3. Po ashtu, kjo “arratisje” e pa menaxhuar ose shprazje në kontinuiele (për të mos thënë pa ndonjë kontroll e evidencë transparente nga ana e institucioneve shtetërore!?) e kontingjenteve dhe potencialit të resurseve të cilat do duhej ta rindërtonin si sovranitetin ashtu edhe kualitetin e shtetësisë së re, duket se po heshtet dhe me një indiferencë të habitshme edhe nga opozita e vendit! Kështu që Kosova, ngadalë por, sigurt me këto trende pesimiste migruese po konvertohet në një vend të pasigurt si për investitorët vendas ashtu edhe ta të huaj.

    Në ndërkohë, derisa si thuhet;”Nusja po krihet (qeveria), katundi (shoqëria) po digjet”! Kêshtu që në faza afatgjata shanset që Kosova të mbetet një vend ekskluziv vetëm për pleq janë shumë reale…

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku: Albin, tani bëhu pragmatik e praktik!

    A do ketë luftë të re në Kosovë?

    Maloku: Ja pse u vra Liridona Ademaj 

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.