Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi për veriun: Është propagandë nëse themi se ka sovranitet në veri më shumë tash se në pushtetet e kaluara

    29/04/2024 21:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shtatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Në lidhje me deklaratën e Bislimit, analisti Astrit Gashi ka thënë se nuk e beson që mund të ketë luftë nga Serbia në Kosovë, por mund të ketë tendenca për të krijuar trazira.

    “Është deklaratë në vazhdimësi që bëhet nga Qeveria e Kosovës kur japin intervista në media të huaja, ka njëfar taktike të suksesshme apo të pasuksesshme qeveritare që në media të huaja ta ngrisin rrezikun e një lufte që mund ta bëjë Serbia në Kosovë, në media të huaja është strategji e PR të Qeverisë së Kosovës,” tha Gashi.

    E Serbia sipas Gashit vazhdon që të trajtohet njëjtë.

    “Nuk është që kemi pa efekt, Serbia po vazhdon të trajtohet njejtë si para 3 viteve si sot nuk është deklarata e parë, por para të gjithash është taktikë e PR të qeverisë së Kosovës që me portretizu qeverinë natyrisht jo pa të drejtë si një forcë që mund ta krijojë një luftë në ballkan dhe një sulm ndaj Kosovës.”

    E këto trazira që sipas Gashit po mundohet t’i bëjë Serbia, mund të ndodhin prapë e të jenë thuajse të përafërta si sulmi i Banjskës.

    “Nuk besoj që do të ketë luftë nga Serbia në Kosovë, por do të jetë një tendencë e tyre në vazhdimësi për mekriju trazira në veri të Kosovës, dhe një skenar qoftë i njejtë apo i përafërt me Banjskën mund të ndodhë në cdo moment, ne nuk kemi ndonjë siguri që ndonjë gjë e tillë nuk mund të ndodhë,” shtoi Gashi.

    Ndërkaq, sovranitet në veri sipas Gashit nuk ka pasur asnjëherë, e poashtu deri disa kohë më parë ai tha se “deri vonë nuk ke guxu me shku në veri”.

    “Nuk pres që ka me shku shumë kohë dhe kemi me pa një diçka të ngjashme me Banjskën, ka me qenë tendencë e Sebisë me kriju një realitet të ri në teren sepse nuk ka mundur ta krijojë në shtator, nuk mendoj që gjatë viteve të kaluara dhe pushteteve të kaluara kemi pasur sovranitet real në veri njësoj edhe atëherë ka qenë I cunguar dhe joreal tash duket por nuk kemi, nuk kemi dallim të madh nga e kaluara nuk kemi pasur sovranitet, deri vonë atje as nuk ke guxu me shku, veriu ka mbetur një çështje e pazgjidhur e Kosovës në këtë qeveri dhe natyrisht e trashëguar.”

    “Është propagandë nëse e quajmë që ka pasur sovranitet më shumë se tash as atëherë as tash, atëherë ka pasur zajednicë dhe tash ka zajednicë vetëm përmbajtja është bërë më e keqe për mendimin tim ,” ka thënë Gashi 

    Artikuj të ngjashëm

    Gashi: Më në fund VV ra në kryeredaktor të mirë të RTK-së, Blerim Haxhiaj shërbëtor i përhershëm

    Gashi: Vetëvendosje në një farë forme e ka bllokuar procesin, opozita se ka guximin e mjaftueshëm

    “Urinë Intervsitë!”, Gashi komenton paraqitjen e Adi Krastës në RTK

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.