Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen 8 policë kufitarë në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve

    25/04/2024 09:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia malazeze arrestoi tetë policë kufitarë të dyshuar për ryshfet të organizuar nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq.

    Siç saktësoi ai, shtatë janë arrestuar në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – Bozhaj, dhe një në Danilovgrad, një qytet jo larg Podgoricës.

    Ndaj 27 shtetasve të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale dhe, sipas Saranoviqit, janë duke u arrestuar.

    Ky aksion, thotë ai, ka zgjatur pesë muaj.

    “Provat tregojnë se policët e arrestuar kanë marrë para për një kohë të gjatë nga udhëtarët që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Saranoviq në një konferencë për shtyp.

    “Vendet zyrtare janë duke u kontrolluar dhe sipas informacioneve jozyrtare, përveç provave materiale që kemi deri më tani, do të ketë edhe prova shtesë që do ta vërtetojnë më tej këtë”, theksoi ai.

    Saranoviq ka theksuar se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar rregulloren për kontrollin e pasurisë, të ardhurave dhe stilit të jetesës së policëve.

    Artikuj të ngjashëm

    E hodhën viktimën nga makina, arrestohen dy të dyshuarit për rastin e rrëmbimit në Prishtinë

    Ia morën një qytetari mbi 90 mijë euro duke mashtruar me shitjen e një banese, arrestohen dy persona në Prishtinë

    Sulmuan dy burra pas mosmarrëveshjes për pronë, arrestohen katër persona në Podujevë

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.