Veriu nuk po gjen qetësi. Gjatë orëve të pasmesnatës, kjo pjesë e vendit u detonua nga një shpërthim.
Shpërthimi ndodhi në Zveçan, në oborrin e një shtëpie me pronar serb.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në vendin ku ka ndodhur por se nuk ka persona të lënduar nga ky shpërthim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës.
“Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla dhe dyshohet se mjeti që shpërtheu ishte granatë dore”, tha Elshani për “Mitropol”.
Ndryshe, ky akt vie pas bllokimit të autobusëve me rreth një mijë udhëtarë shqiptarë për orë të tëra në kufijtë e Serbisë për çka dje pati reagime ndërkombëtare edhe nga BE.