Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Petkoviqi si Daçiqi: Asambleja e KiE me votimin për Kosovën u turpërua si kurrë më parë

    17/04/2024 10:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit të opinionit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Ai në një postim në platformën X ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Sipas Petkoviqit, para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por siç tha ai “vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare”.

    Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se data 16 prill është “ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

    Këtë reagim, ai e bëri të martën pasi me shumicë votash, eurodeputetët votuan pro një Opinioni pozitiv për Kosovën të hartuar nga raportuesja për vendin tonë në KiE, Dora Bakoyannis.

    Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE në maj të vitit 2022.

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq-Osmanit: Kjo deklaratë e konfirmon se vendimi i KQZ-së ishte politik

    Petkoviq e ofendon kryeministrin Kurti, e quan bandit dhe zjarrvënës në Ballkan

    Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

    Të Fundit

    Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini do të jetë kandidate për kryetare të Prishtinës

    Konfirmohet për Demos – Presidentja fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

    59 aktakuza ngrihen ndaj 70 personave për 24 orë

    Forumi për Gratë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.