Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e 65 aseteve

    04/04/2024 19:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpall Shitjen e Aseteve me Likuidim 65 e cila përmban  27 aseteve atraktive që gjenden në Kosovë. Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur për shitje nga AKP. 

    Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje 4 lokale afariste të madhësive të ndryshme duke filluar me lokalin 113m² në rrugën “Luan Haradinaj” deri në 24.66m² lokali në Dardani, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste. Në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Lipjan ofrohet poashtu një objekt për shitje si dhe në Gadime.

    Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 9 lokale afariste për shitje, lokalet kanë hapësira të ndryshme duke filluar prej 168m² deri tek lokali me 56.4m². Në rajonin e Mitrovicës në këtë shitje është përfshirë edhe toka dhe objekti i NSh Agrokultura Stacioni i Vjetër i Veterinës në rrugën “Adem Voca”.

    Ndërkaq në rajonin e Prizrenit ofrohen tri lokale atraktive të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme tjera afariste me hapësirë prej 134m² deri tek lokali me hapësire prej 60m². Në këtë shitje janë përfshirë edhe dy lokale të NSh IMF në Podgoricë, Mal të Zi.

    Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

    Shpallja publike për këto  asete është bërë sot me 4 prill 2024. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 24 Prill 2024. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

    Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.65 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 24 prill 2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

    Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

    Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

    e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org

    www.pak-ks.org

    Artikuj të ngjashëm

    AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës 

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.