Ekipi i lajmi.net me gazetare Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha janë sulmuar sot gjatë punës së tyre në terren tek rruga C në Prishtinë.
Për sulmin ndaj gazetareve ka reaguar edhe juristja për media, Flutura Kusari.
Ajo i ka përgëzuar vajzat për guximin deri sa ka kërkuar nga të gjithë që të reagojnë ndaj këtij sulmi dhe të denoncojnë dhunën
“U tmerrova me pamjet e sulmit ndaj gazetareve te lajmi.net. Uroj qe vajzat ta tejkalojne shqetesimin dhe qe media ku punojne t’u ofroje mbeshtetje te plote dhe pushim per t’u rikuperu. Ju lumte vajzave per guximin mos me ndale xhirimin. Sa kohe ka me iu deshte policise dhe prokurorise me i arrestu sulmuesit? Sikur te sulmohej ndonje politikan, sonte ata nuk do te ishin te lire. Te gjithe duhet te reagojne kunder ketij sulmi dhe ta denoncojne publikisht perdorimin e dhunes, e sidomos politikanet”, ka shkruar Kusari në Facebook.