Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.
Gjithashtu, ai në TV Pink ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte.
Sipas tij, “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.
Dy ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.