Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qeveria është e gatshme për zgjedhje të reja.
Haxhiu është shprehur se kur të do opozita mundemi me shku në zgjedhje.
“Për neve në të dielën me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që donë opozita mundemi me shkuar në zgjedhje, po me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit. Një kryeministër duhet të jap dorëheqje atëherë kur nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve, kur korruptohet kur përfshihet në skandale, kur nuk punon për çështjet që i ka premtuar. Ama kjo është krejt e kundërta që po bën kryeministri Kurti”, tha Haxhiu në RTK.
Ndërsa sa i përket dorëheqjes së Kryeministrit Kurti, Haxhiu u përgjigj se nuk ka mundësi të ndodhë kjo.
“Kur te kanë ata parasysh, mund ta kem edhe unë, kurdo që ata të vlerësojnë me shku në zgjedhje le ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit. Nuk ka mundësi me dhënë dorëheqje kryeministri Kurti”, tha tutje Haxhiu.