Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hovenier përkujton Albrightin në dyvjetorin e vdekjes: Sot nderojmë një mike të vërtetë të Kosovës

    23/03/2024 12:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka kujtuar ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në përvjetorin e dytë të vdekjes.

    Hovenier tha se sot e nderojnë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, teksa citoi fjalët e presidentit të ShBA-së, Joe Biden, se në shekullin 20 e 21 nuk kishte kampione më të madhe të lirisë se Albright.

    “Sot ne nderojmë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, Sekretaren Albright, në përvjetorin e vdekjes së saj. Siç tha presidenti Biden ‘Liria qëndron kundër të gjitha gjasave përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright’”, shkroi Hovenier.

    Albright ishte Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe gjatë kohës së luftë në Kosovë, për të cilën ndërhyrje pati thënë se ishte bërë në emër të lirisë.

    Ajo e pati vizituar Kosovën në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, teksa në nderim të saj është ngritur një bust në qendër të kryeqytetit.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.