Sot do të varroset, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.
Varrimi do të bëhet në Plavë në Malin e Zi, në orën 17;00.
Ndërsa në Prishtinë familja Rugova hap dyert për ngushëllime të dielën me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 09 deri në orën 17:00.
Së fundmi Rugova ka qenë zyrtarë përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike në MPJ.
Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972. Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Prej viti 2002 e këndej është i angazhuar në shtypin e përditshëm kosovar.
Ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në gazetën Koha Ditore ; portalin Telegrafi.com ; ka qenë bashkë-themelues i gazetës Express ; kryeredaktor i gazetës lajmi.net e të tjera.