Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndërpriten punimet në një pjesë të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, shkak mos-kompensimi i pronave- Qeveria thonë se s’janë në dijeni 

    20/03/2024 23:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punimet në fshatin Studime të Vushtrrisë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë janë ndërprerë. Kjo pasi që katër pronave që iu janë shpronësuar tokat tash e pesë vite nuk iu janë kompensuar financiarisht shuma e paraparë për shpronësim. Për këtë, pronarët e këtyre tokave në mënyrë demonstrative kanë kërkuar nga kompania punuese që të ndërprejnë punimet.

    “Plane të dobëta e përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata”. Kështu i kritikonte Kurti para disa ditësh qeveritë e mëhershme për zvarritjet e punëve në zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

    “Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta e përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata. Tash, me Qeverinë tonë, ne kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme andaj edhe punët janë të rregullta sipas procedurave, sipas ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomikë”, thoshte Kurti decidivisht nga vendpunishtja, pas njoftimit për nënshkrim të kontratës me dy operatorë ekonomikë.

    Mirëpo, jo gjithçka Qeverisë Kurti po i shkon sipas planit në ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka mbetur vetëm si projekt tash e më shumë se një dekadë.

    Insajderi ka realizuar një hulumtim që tregon se katër prona të shpronësuara që nga 2019’a nuk janë kompensuar financiarisht nga ana e ministrisë së Infrastrukturës. Për këtë, ata ua kanë ndërprerë gërmimet kompanive fituese të tenderit për zgjerim të magjistrales. Saktësisht, në fshatin Studime të Vushtrrisë.

    Përfaqësuesi i familjes së katër pronave, Nurhan Rashica, ka thënë për Insajderin se s’iu është dhënë ndonjë afat kohor nga Ministria e Infrastrukturës për ekzekutimin e parave. Ai ka bërë të ditur se ka lëshuar pronën e tij për gërmim, mirëpo pronarët e tjerë të tokave në mënyrë demonstrative kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

    Përfaqësues të kompanisë punuese në atë pjesë kanë thënë prapa kamerave për Insajderin se kjo mund të çojë në zhagitjeve të punimeve.

    Insajderi ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se s’është në dijeni për një gjë të tillë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Sofalia me shkollë për 720 nxënës, ja kush ishte investitori

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.