Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ibrahimi: Komunat në veri janë anëtare të AKK-së, ato nuk janë tërhequr

    20/03/2024 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sazan Ibrahimin, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, foli për debatin që është ngritur sa i përket anëtarësimit të tri komunave veriore: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok në këtë Asociacion.

    Ibrahimi, në emisionin “Info Plus”, fillimisht njoftoi me ecurinë e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Kryetarëve të këtij asociacioni, ku, si tha ai, u shqyrtuan tri pika të rendit të ditës, por që nuk kaloi kërkesa e disa nga kryetarët e komunave të udhëhequra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Drejtori thotë se komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës: Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe së fundmi, edhe Mitrovica e Veriut, janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës qysh nga themelimi i këtij asociacioni, në vitin 2001.

    Këto komuna, sipas Ibrahimit, nuk janë tërhequr nga AKK asnjëherë zyrtarisht me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.

    Prandaj, Asociacioni i Komunave të Kosovës, sipas Ibrahimit, në mbledhjen edjeshme nuk ka mundur të shqyrtojë kërkesën për pranim të këtyre komunave, sepse ato nuk mund të ripranohen.

    “Edhe një herë, këto 3 komuna asnjëherë nuk kanë bërë tërheqje zyrtare me vendime të Kuvendeve Komunale. Nëse nuk janë tërhequr nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal, si mund të bëhet pranimi apo ri-pranimi i tyre? Pra, zyrtarisht, të gjitha komunat e Republikës  së Kosovës janë anëtare të AKK-së”, ka thënë, pos tjerash, Ibrahimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 është i pamjaftueshëm për komunat

    Ibrahimi: Përqindja e buxhetit për komunat për vitin 2025 është më e ulët se këtë vit

    Ligji i ri për tatimin në pronë, Ibrahimi thotë se do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në ngritjen enorme të tij

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.