Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti gjerman ‘godet’ Escobarin: Nuk vendos xhentëlmeni amerikan për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    20/03/2024 16:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deklaratat që i dha në Prishtinë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, se Kosova ka kushte të tjera për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, kanë alarmuar edhe Berlinin.

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i është kundërpërgjigjur ashpër komenteve të dhëna nga emisari amerikan.

    Abraham thotë se Escobar nuk ka pse të përfshihet në këtë çështje, sepse i takon vetëm Këshillit të Evropës të vendosë se kush i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

    “Unë isha i irrituar por edhe i befasuar me komentet që dha në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me aq sa di dhe jam i informuar unë, Kosova nuk po planifikon të bëhet anëtare e Shteteve të Bashkuara. Pra ky xhentëlmen amerikan duhet ta lë Këshillin e Evropës të vendos për rregullat e veta dhe të mos vendos kushte të reja në këtë proces. Natyrisht që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një pikë e rëndësishme por nuk ndërlidhet fare me këtë proces”, tha ai.

    Tutje, deputeti gjerman thotë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ishte i vetmi kusht i mbetur i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill.

    “Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit ishte i vetmi kusht i mbetur për Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kështu është e shkruar edhe në raportet që ne kemi. Këtu po flas vetëm për Këshillin e Evropës që është një trup i pavarur me rregullat e veta dhe me kushtet e veta që përcakton se kush mund të bëhet vend anëtar”, shton ai.

    Deputeti konservator, tregon se Gjermania është duke e mbështetur Kosovën në këtë proces dhe se shpreson që shtetet aleate nuk do të ndryshojnë qasje në momentet e fundit.

    “Jam shumë optimist se Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sepse i ka përmbushur kushtet. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Ajo që mund të them unë është se delegacioni gjerman po e mbështet fuqishëm Kosovën në këtë drejtim. Tani na takon që t’i bindim edhe vendet që janë pak më skeptike ta mbështesin Kosovën për t’u organizuar në këtë organizatë. Nuk ka kuptim që Serbia të angazhohet kundër Kosovës në këtë proces, sepse komuniteti serb do të përfitonte nga anëtarësimi i Kosovës në Këshill”, përfundon deputeti gjerman për tëvë1.

    Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, kurse dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Në Këshillin e Evropës vendimet merren me shumicë andaj mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

    Artikuj të ngjashëm

    Escobar: Asociacioni rruga e vetme e Kosovës për në integrimet euro-atlantike

    Esobar thotë se Departamenti i Shtetit ia kishte zgjatur mandatin për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

    Sadri Ramabaja: Escobari ra në lajthitje të vajit të Vuçiqit

    Të Fundit

    Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

    Anglia përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.