Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vulin: Serbët e mbështesin Putinin, vlerësojnë qëndrimin e Rusisë në lidhje me Kosovën

    19/03/2024 13:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, i sanskionuar nga Amerika thotë se serbët kanë vlerësim të madh për presidentin rus Vladimir Putn.

    Ai foli në emër të të gjithë serbëve dhe Serbisë, në një intervistë për revistën ruse “Nacionalna Odbrana”.

    Sipas Vulin-it, qytetarët e Serbisë e shohin presidentin rus Vladimir Putin si liderin më të respektuar të huaj dhe Serbia ka respekt për qëndrimet e Rusisë karshi Kosovës.

    “Nga të gjithë pushtetarët e huaj, serbët e mbështesin më së shumti presidentin rus Vladimir Putin. Atyre u pëlqen guximi dhe këmbëngulja e tij dhe veçanërisht vlerësojnë faktin që ai nuk heq dorë nga vlerat tradicionale si Zoti, kombi dhe familja”, tha Vulin, themelues i Lëvizjes Socialiste dhe ish-ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

    Ai deklaroi se serbët e mbajnë mend se si në vitin 2015, me iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Putin vuri veton ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën “serbët shpallen si populli i parë në histori që janë fajtorë për gjenocid”, transmeton Oslobodenje

    “Serbia gjithashtu vlerëson qëndrimin e vendosur të Rusisë në lidhje me Kosovën, si dhe bashkëpunimin tonë ekonomik”, shtoi Vulin.

    TASS kujton se më 8 korrik 2015, Rusia vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me “ngjarjet në Srebrenicë në 1995”.

    Ambasadori rus në OKB në atë kohë, Vitaly Çurkin, paralajmëroi se propozimi i rezolutës nuk duhet të vihet në votim, pasi “mund të përkeqësojë situatën në BiH dhe në rajon”.

    Artikuj të ngjashëm

    Vulin e konfirmon edhe njëherë se Serbia e do Rusinë, si arsye e anti-evropianizimit përmend edhe Kosovën  

    Vulin: Nëse SHBA do ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë, nuk do të kishte pasur Kosovë

    Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht

    Të Fundit

    Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

    Ky është vendi në Shqipëri ku kosovarët po e preferojnë për pushime

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Nga refuzim për votim në “o po bre vallahi bash kon te qesin”!

    Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.