Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së ish-truprojës së Hashim Thaçit.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së thotë se Xhavit Ferizin do ta kujtojë si luftëtarin e paepur të lirisë.
“Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur.” shkroi Krasniqi.
Ferizi ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.