Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut “sipas një skenari rus”

    18/03/2024 17:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka paralajmëruar trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

    Këto trazira, sipas kësaj partie që është pjesë e Qeverisë maqedonase, kanë për bazë një “skenar rus” të koordinuar, siç tha, mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partisë, E Majta.
    BDI-ja, që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një deklarate pretendoi se fyerjet, që sipas saj po i bën opozita ndaj kandidatit të saj për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit me mandat teknik, Talat Xhaferit, bazohen në “mungesën e programit zgjedhor dhe nxitjes e tensioneve për shkak të humbjes në zgjedhje”.

    Për këtë “skenar”, BDI-ja tha se ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, por në komunikatë nuk saktësohet se për çfarë skenari bëhet fjalë dhe nëse për këtë ka marrë indikacione nga shërbimet e sigurisë të Maqedonisë së Veriut.

    “Përshëndesim vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit për t’i thënë po Evropës, jo Rusisë”, u tha në reagimin e BDI-së.

    Por, kryeministri teknik, Talat Xhaferi, ka thënë se Qeveria nuk ka informacione mbi tensione të mundshme para apo pas zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare.

    “Për momentin nuk kemi të dhëna të tillë. Institucionet përkatëse, Agjencia për Zbulim, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe sektori i veçantë për siguri në Ministri të Mbrojtjes kanë raportuar për aspektet e sigurisë, por aktualisht nuk ka të dhëna. Por, tendenca për veprime hibride ka dhe kjo duhet të nxisë institucionet që të marrin masa parandaluese”, tha Xhaferi gjatë një vizitë në Tetovë.

    Lidhur me pretendimet e BDI-së ka reaguar edhe kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari, duke e akuzuar këtë subjekt politik për “hipokrizi”.

    “Janë këto akuza qesharake dhe BDI-së nuk i ngjan t’i thotë. Nëse dikush nga partitë shqiptare ka afërsi me Serbinë, ajo është BDI… Nuk ka mundësi që opozita të organizojë diçka kur nuk ka pushtet. Nëse dikush është e shqetësuar dhe nervozuar në këtë kohë, unë mendoj se më shumë se BDI-ja nuk është askush”, deklaroi Taravari.

    Zgjedhjet presidencial në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill ndërsa më 8 prill zgjedhjet parlamentare së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Kontrolli i përbashkët kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

    Vdes një shtetase e Maqedonisë së Veriut në Ferizaj

    Grubi thotë se roli i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është i parëndësishëm

    Të Fundit

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.