Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi për Kurtin: Dikur i quante tradhtarë ata që merreshin me Manastirin, sot e zbatoi vet vendimin

    14/03/2024 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për autorzim të Kadastrit të Kosovës që 24 hektarët tokë, t’i kalojnë në pronësi, Manastirit të Deçanit, duke thënë se ky vendim u implementua nga kundërshtuesi më i madh në të kaluarën.

    Krasniqi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti më herët i quante tradhtarë ata që janë marr me çështjen e Manastirit, ndërsa tani pranoi ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa asnjë problem.

    “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të implementohen, mirëpo ato po implementohen nga një kundërshtues i madh në të kaluarën, ku më herët i ka quajtur tradhtar ata që janë marr me tokat e Manastirit, ndërsa tani pa asnjë problem i pranoi të gjitha. Kjo ka qenë shqetësuese jo për mua por për të gjithë votuesit e Albin Kurtit, duhet dhënë llogari, nga parimet me të cilat ka ardhur në pushtet është duke i shkel secilën“, u shpreh ajo në Tëvë 1.

    Për Krasniqin, vendimet e Kushtetueses duhet të pranohen, por nuk duhet të politizohen. Sipas saj, Kurti po bën një politikë mashtruese.

    “Të gjitha vendimet që burojnë nga Gjykata Kushtetuese duhet të pranohen, nuk duhet të politizohen. Kjo është politikë mashtruese e kryeministrit Kurti”, ka shtuar ajo.

    Ndryshe, të mërkurën, Qeveria e Kosovës e ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin në pronësi të Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka arsyetuar urdhrin ekzekutiv me faktin se zbatimi i këtij vendimi ishte kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për Kusari-Lilën: Ka pasur urdhër nga Albin Kurti, ajo të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Radoiçiqit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.