Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

    13/03/2024 13:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

    Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

    Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

    Kurti po ashtu tha se pesë ditë pasi nënkryetares së Zveçanit iu dogj prona private, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

    “Po në këtë muaj në ditën ndërkombëtare të grave, një grua nga komuniteti serb në Kosovë, u bë cak i elementeve e grupeve kriminale, Natasha Tomaniq 8 marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro. Por qëllimi i dëmit nuk ishte financiar, por frikësimi dhe terrori ndaj nënkryetares Tomashiq dhe serbëve që duan integrimin në institucionet e Kosovës. Pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb që ka pozitë publike heshtja e komunitet ndërkombëtar edhe 5 ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese.

    Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese për agresorin sepse sulmi ndaj Tomaniq nuk ndodhi në vakum, ndaj njëjtë siç pamjet e kriminelit Radoiçiq duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takimin me ambasadorin e Serbisë në SHBA, po ashtu nuk ndodhën në vakum. Në njërën anë këto paraqesin përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, por janë edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për mosndëshkimin dhe sponsorimin e sulmit paramilitar terrorist në Banjskë. Radoiçiq është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi, Nga 24 shtatori kemi kërkuar të marren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Deri sot Serbia s’është përballë me asnjë pasojë për sulmin terrorist pa çka se përfshirja e saj është bërë e njohur publikisht dhe botërisht”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vjedh copa llamarine në shkollën e Banjskës, shoqërohet në polici

    Terroristët e sulmit në Banjskë festojnë në Beograd me këngë nacionaliste

    Pas gjetjes së pesë zollave në Banjskë, KFOR-i njofton se po kërkon për tjetër armatim

    Të Fundit

    Merz mirëpret armëpushimin, u bën thirrje të dyja vendeve ta respektojnë atë

    Seanca ndaj Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte, dëshmojnë 4 dëshmitarë

    Efekti i armëpushimit, kështu po lëvizin çmimet e naftës sot

    Reagon Shtëpia e Bardhë: Besoni në Trumpin

    Një atentat ndaj Zelenskyt u parandalua në Poloni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.