Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas 25 vjetësh burri i tregon sekretin gruas: Ma prenë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë

    12/07/2021 08:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti të cilët prej dy vitesh janë ftohur shumë nga njëri-tjetri dhe nuk po gëzojnë një jetë të lumtur bashkëshortore. 

    Për shkak se Besnikja është infermiere ajo flet me shumë njerëz dhe Xhevdeti dyshon se e tradhton për këtë arsye dhe është larguar.

    Në debat e sipër Besnikja tregon se nuk kanë fëmijë dhe se familja e Xhevdetit i kanë thënë shpesh herë ta përzërë nga shtëpia sepse është shterpë.

    Ndërsa Xhevdeti shprehet nuk e ka fajin ajo, por ai sepse ka bërë një operacion në vitin 1990 nga apandesiti dhe nga një gabim që i bëri mjeku duke i prerë damarin mashkullir, tani ai nuk lind dot më fëmijë.

    Këtë deklaratë e ka bërë për herë të parë në studio dhe gruaja e tij Besnikja tani e mori vesh dhe i kërkoi llogari pse nuk ia ka treguar por ka prirë shumë ilaçe dhe ka bërë vizita tek mjeku për të ngëlur shtatzënë. Xhevdeti është shprehur se këtë gjë nuk e ka ditur as familja e tij.

    Eni Çobani: Nuk i fshihet kjo gjë gruas, është shumë e rëndë.

    Xhevdeti: I kam treguar që nuk bëj fëmijë.

    Besnikja: Ku më ke treguar ore, po të më kishe treguar pse do shkoja unë klinikave, rrija në shtëpi me ty. Unë shkel çdo derë dhe thonë njerëzit për çfarë punon Xhevdeti, kujt do ja lërë pasurinë?

    Xhevdeti:  Shtetit do ja lë, unë pasurinë time kam vendosur t’ja jap shtetit, kam bërë dhe testamentin dhe do ja jap komplet shtetit.

    Besnikja: Nuk i lë pasuri shtetit ai, se kur kam ardhur unë vetëm një dhomë kishe t’i zotëri. Ajo shtëpi është bërë dhe me krahët dhe mi dhe t’i nuk ia lë kurrë shtetit.

    Xhevdeti: Atë e ka shteti dhe fund.

    Eni Çobani: Çdo gjë është përgjysmë.

    Xhevdeti: Po qe përgjysmë, unë i vë flakën.

    Eni Çobani: Zoti Xhevdet pse jeni kaq drastik?

    Xhevdeti: Sepse unë jam fëlliqur, burrëria ime mori fund sot.

    Besnikja tregon se ka shkuar në të gjitha klinikat e Shqipërisë për t’u vizituar që të ngelej shtatzënë, madje ka pirë dhe shumë ilaçe. Në asnjë spital nuk ka dalë rezultati se problemi qëndron tek Xhevdeti, madje dhe disa analiza që bënë në Turqi, tregonin se të dy ishin në rregull dhe mund të lindnin fëmijë.

    Gjatë seancës së ndërmjetësimit, moderatori Ardit Gjebrea ka komunikuar me një mjek ku e pyet rreth çështjes së Xhevdetit që nuk bën dot fëmijë për shkak të prerjes së damarit mashkullor. Arditi shprehet doktori i ka thënë që damari mashkullor ndodhet në të majtë ndërsa apandesiti në të djathtë dhe nuk ka shumë shanse që të ketë ndodhur ndonjë gabim. Ndoshta ky është një defekt para operacionit ose i lindur./tvklan

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.