Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen muzikore me ftesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Sonte, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, me ftesë të ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, kalova momente të shkëlqyeshme nën tingujt e jazz artistit të njohur amerikan, Matthew Whitaker”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se ky ishte një rast për të vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor e diplomatik mes Kosovës dhe ShBA-ve.
“Një mbrëmje që solli jo vetëm muzikë të mrekullueshme, por edhe një rast për të përcjellë dhe vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.