Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Atiq thotë se ishte cak i një atentati gjatë vitit 2023

    08/03/2024 23:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, ka thënë se ka pasur atentat ndaj tij me granatë, në qershor të vitit 2023.

    “Në fund të qershorit më duket, objekti i Komunës u sulmua me granatë ushtarake. Shteti i ka ato mënyrat e veta si operon, ma cakton protokollin e sigurisë, kam protokoll gati si të kryeministrit dhe presidentes, duhet me operu në terren me mbrojtje të afërt edhe kerr të blinduar”, tha Atiq.

    Ai ka shtuar se në momentin e sulmit nuk ka qenë prezent në objektin e Komunës,

    “Atë natë kam qenë jashtë kur e kam marrë lajmin, kam qenë jashtë Komunës. Edhe për shkak të situatës dhe punës, edhe unë, edhe kryetari Lulzim Hetemi i Komunës së Leposaviqit për shkak të specifikave edhe kemi banu në Komunë, e kemi shfrytëzu si shtëpi edhe kanë mendu që atë natë kam qenë aty”, ka thënë Atiq për Kallxo.com.

    Ai rrëfeu edhe për banesën e tij në pjesën veriore, e cila ishte uzurpuar për shumë vjet.

    “Ka qenë e uzurpuar, diku nëse s’gaboj deri para 5 vjetëve me organizatën ‘Habitat’ dhe institucionet e tjera, e kemi liru prej uzurpatorëve, kemi pasë uzurpatorë që janë ndërru konstant si rrjedhojë është e pashfrytëzueshme, sepse duhen investime. Prej atëherë jetojmë me qira në Mitrovicë, Prishtinë, edhe Fushë-Kosovë”, ka shtuar  Atiq.

    Ai ka treguar edhe për ofertat që i kanë pasur si familje për ta shitur banesën apo për ta këmbyer.

    “I kemi rezistu ofertave për me shit banesën, se ka pas oferta goxha të mira. Banesa është 60m2, kanë ofruar shumë të ndryshme, 20 mijë, 30 mijë, 50 mijë euro, me bo këmbim me një banesë në Prishtinë, me një tokë me një fushë”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut.“Unë jetoj edhe në jug të Mitrovicës, operoj si aktivist, nuk di ndryshe, herë jam te shokët e mi atje herë te familja e herë në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Firmoset memorandumi mbi 350 mijë eurosh mes Aliut e Atiqit

    Atiq propozon 300 euro mbështetje për fëmijët e lindur në 2024 dhe 500 euro për çiftet e reja

    Nis peticioni për shkarkimin e Atiqit

    Të Fundit

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.