Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Besarta Jashari: Ademi e Hamza janë dhe do të mbeten në zemrat e gjithë shqiptarëve

    06/03/2024 18:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit, në akademinë përkujtimore për 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregoi kujtimet dhe përvojën e saj nga sulmet e ushtrisë serbe që pati familja Jashari në vitin 1998.

    Ajo tha se darkën e fundit si familje e patën më 6 mars të vitit 1998.

    “6 mars 1998 si sot, nëna Feridja e nxori bukën nga furra dhe filloi të na ndante të gjithëve nga një copë, mbajë mend se shumica ishin gjallë dhe ishte hera e fundit që hëngrëm darkë në atë shtëpi. Në atë darkë nuk e di si kemi ngrënë, nuk e di çka kemi folur, apo kemi folur gjatë”.

    “7 mars të vitit 1998, nga baba Shaban dhe babushi nuk kishim informacion, por këngën e babushit nuk e dëgjoja më, dikur edhe bali Adem u vra. Tankat e armikut u afruan shtëpisë, predhat shpërthyen muret e dhomës ku ishim, duke lënë të plagosur Hidajetin, Kushtrimin dhe Blerinën ndërsa unë nuk kisha asnjë plagë, të gjithë të tjetër mbetëm të vdekur”, ka thënë Besarta.

    Ajo tha se posa kishte dalë kishte hasë në dy ushtarë serbë që kishin shtënë në drejtim të saj.

    “U ktheva nga hyrja e shtëpisë, kur mbërrita te Hidajeti dhe Blerina nuk e gjeta Kushtrimin, i cili ishte vrarë duke luftuar pas meje. Blerina më kërkoi ujë, në momentin që u ngrita t’i marrë ujë, armiqtë kishin filluar të gjuanin bomba dore, duke vrarë edhe Hidajetin dhe Blerinën”.

    “Pasi më morën nga shtëpia ata flisnin unë nuk i kuptoja, derisa erdhi një ushtar armik që dinte shqip, ata më pyetën: ‘Ku është Ademi dhe Hamza?’. Sot e di si do të duhej përgjigjur Ademi e Hamza janë dhe do të mbeten në zemrat e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Besarta

    Artikuj të ngjashëm

    Ia larguan foton e Adem Jasharit dhe flamurin nga zyra, ish-ushtari lë Policinë e Kosovës pas 25 viteve

    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

    Moment emocionues: Shfaqet një video duke kënduar Hamëz Jashari bashk me Ilir Shaqirin para çlirimit

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.