Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë të popullatës atje.
Kësaj thirrjeje i janë bashkangjitur shumë liderë botërorë, ndër ta edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“I bashkohem Kamala Harris dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare” ka thënë Kurti përmes një postimi në ‘X’.
“Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, shtoi më tutje Kurti.
Përndryshe Zëvendëspresidentja Harris ka propozuar që ky armëpushim të zgjasë gjashtë javë.
I join 🇺🇲 @VP Kamala Harris & other world leaders in calling for an immediate ceasefire in Gaza, the hostages' release and increased humanitarian aid. The civilian deaths and suffering in the months since Hamas's terrorist attack are an urgent call for swift & decisive action.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 5, 2024