Bitcoinit i është rritur sërish vlera.
Në 24 orët e fundit, kriptovaluta më e vleshme në treg është rritur në vlerë për 1 mijë e 609 dollarë.
Vlera aktuale e shitjes së një njësie është 58 mijë e 686 dollarë.
Në muajin e fundit, “Bitcoin-it” i është rritur vlera për mbi 16 mijë dollarë, transmeton lajmi.net.
Ky trend aktual i vlerësimit vë në pikëpyetje tregtarët e kriptovalutave dhe opinionin nëse do të thyhet rekordi i çmimit më të lartë të arrirë ndonjëherë, që ishte mbi 68 mijë dollarë për një njësi.