Tre persona kanë mbetur të lënduar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.