Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ftuar në “Tu pa tu ba” tregoi se a e sheh veten në pozitën e presidentit, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se asnjëherë nuk ka qëllime për pozita, ndërsa bëri të ditur se edhe angazhimi i tij në politikë ka qenë një rastësi.
“Kurrë nuk kam aspirata të pozitave. Në politikë kurrë kjo nuk ka qenë mënyra ime e të bërit politikë dhe të angazhuarit në politikë. Maspari, më duket krejt rastësisht kam përfundu në politikë. Angazhimi publik, me përqëndrim shumë të madh të opinionit, të mediave, të publicitetit, kjo është diçka që gjithmonë e kam urrejtë, nuk e kam pasë qejf. Nuk më flen në shpirt, ka qenë një rrugëtim të cilin as vet nuk e di, është misterioz”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Konjufca foli për fillimet e tij në politikë dhe njohjen me kryeministrin Kurti./GazetaDemos/
Videon e plotë mund ta shihni këtu: