Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vazhdon shkelja kundër grave gazetare

    05/10/2021 15:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në muajin shtator, Koalicioni për Gratë në Gazetari dokumentoi 61 raste të shkeljeve kundër grave gazetare. Këto shkelje përfshijnë lloje të ndryshme të sulmeve të lirisë së shtypit si ndalimet, ngacmimet ligjore dhe sulmet fizike, ndaj grave gazetare që raportojnë në pjesë të ndryshme të botës. 12 gra gazetare u sulmuan gjatë punës së tyre në terren, bën të ditur Koalicioni për Gratë në Gazetari. /Albanianpost/

    Në Liban, gazetarit për televizionin Al Jadeed, Layal Saad iu mohua hyrja në Pallatin Presidencial Baabda. Gazetari ishte në vend për të mbuluar një takim të kabinetit.

    Po ashtu në Turqi, të paktën tre gazetare gra u penguan nga forcat e policisë ndërsa ndiqnin demonstratën e 1 Shtatorit të Ditës Botërore të Paqes në Stamboll dhe shtatë gra gazetare u penguan të ndiqnin Gjyqin e Kobanit i cili u zhvillua në Ankara.

    Përveç këtyre, sulme fizike ka pasur edhe ndaj 10 grave gazetare.

    Në Afganistan, një grua gazetare u rrah dhe pajisjet e saj u thyen nga forcat talebane, ndërsa mbulonte demonstruesit e grave në Dasht-e-Barchi.

    Ndërsa, në Malin e Zi, Aleksandra Tolj Ruzic, korrespondente për N1 TV, u ngacmua dhe u sulmua, deri sa po mbulonte një demonstratë në Cetinje.

    Në Nigeri, oficerët e komisionit për krimet ekonomike dhe financiare (EFCC) hynë në shtëpinë e gazetares, Norah Okafor në mes të natës pa ndonjë njoftim paraprak, ata ngacmuan familjen e Norfah dhe dëmtuan shtëpinë e saj.

    Një grup njerëzish sulmuan selinë e RTV Sllovenisë (RTVS) në Ljubljana në shenjë proteste kundër masave për të kufizuar COVID-19 në vend.

    E në Tunizi, forcat e sigurisë sulmuan të paktën nëntë gazetare, në mesin e tyre tri gra, ndërsa ata po ndiqnin protestën antiqeveritare në Tunis në Ditën Botërore të Paqes.

    Një gazetare në Turqi me mbishkrimin, “nuk po mund të marrim frymë”.

    Gjithashtu, gjatë vitit 2021 shtatë gra gazetare janë arrestuar.

    Redaktorja e një portali në Bjellorusi Yanina Melnikova është arrestuar për 72 orë. Forcat e sigurisë bastisën shtëpinë e gazetares dhe e morën Yaninën për ta marrë në pyetje.

    Sophia Huang Xueqin, një gazetare në Kinë, aktiviste e pavarur dhe një figurë kryesore në lëvizjen kineze thuhet se është zhdukur. Ka dyshime se autoritetet kineze mund ta kenë në dorë gazetaren.

    Gazetari Ma Thuzar në Mianmar, u arrestua papritmas nga zyrtarët ushtarakë në fillim të këtij muaji.

    Edhe në Poloni, Agnieszka Kaszuba u arrestua në shkurt së bashku me ekipin e saj për raportimin e arrestimit të emigrantëve në kufirin Poloni – Bjellorusi.

    Tre gra gazetare u arrestuan edhe në Rusi nga policia në Moskë, ndërsa bënin një raport jashtë Ministrisë së Drejtësisë më 8 shtator.

    Tre gazetare në tre vende të botës u përballen me kërcënime. Në Indi, gazetarja Trishana Das u abuzua verbalisht dhe u kërcënua me vdekje, kur ishte duke udhëtuar mes qyteteve.

    Në Slloveni, gazetarja në transmetuesin publik RTV Slloven, Eugenija Carl, mori një shënim kërcënues të shkruar me dorë së bashku me një pluhur të bardhë të dyshimtë.

    Protesta e gazetareve gra në Pakistan.

    Po ashtu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shkrimtare sportive dhe gazetare për San Francisko Giants, Susan Slusser u aksidentua nga një burrë i dehur kur ajo ishte duke u larguar nga Oracle Park pas përfundimit të lojës.

    Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2020, në pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe për mediat, është thënë që ekzistojnë raporte të besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, janë përpjekur t’i frikësojnë përfaqësuesit e mediave në botë

    Protesta e gazetareve në Afganistan.

    “Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues, për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet në raportin e DASH-it.

    Në këtë raport, gjithashtu është thënë që disa gazetarë janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medias, i kanë penguar ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë. /AlbP/

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

    Digjen dy kontejnerë me pajisje në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, iu vendosen mbishkrime “SRB dhe 4S”

    Disa persona hedhin një granatë dore në një pishinë në Gjakovë, ka dëme materiale – Policia jep detaje

    Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Një burrë dyshohet se ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar

    Detajet e fundit: Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashtoi bisedimet bërthamore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.