Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Presidenti i Francës: Të drejtat e grave duhet të jenë kusht për talibanët

    05/10/2021 13:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas Macron, një kusht tjetër i komunitetit ndërkombëtar për talibanët duhet të jetë lejimi i operacioneve humanitare dhe që ata të refuzojnë të bashkëpunojnë me “grupet terroriste islamike” në rajon. Po sipas tij, në këto kushte duhet të bashkohen edhe vendet tjera dhe jo vetëm ato perëndimore. G20 do të mbajë një samit për Afganistanin më vonë gjatë muajit tetor në Romë të Italisë. /REL/

    Franca thotë se grupi i vendeve që bëjnë pjesë në G20-ën duhet të vendosin kushte për njohjen e legjitimitetit të qeverisë së udhëhequr nga talibanët, duke përfshirë edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.Talibanët kanë thënë se tani do të qeverisin në mënyrë më të moderuar sesa në vitet 1996-2001. Atëbotë ata patën kufizuar ashpër të drejtat dhe liritë e grave duke u ndaluar punën dhe daljen jashtë shtëpisë pa një shoqërues mashkull.

    Në muajin gusht talibanët rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Afganistan derisa forcat e huaja, të udhëhequra nga amerikanët, po tërhiqeshin pas 20 vjetësh të prezencën ushtarake në këtë vend. Megjithë premtimet, talibanët javët e fundit nuk kanë dhënë shenja se po qeverisin ndryshe pasi shumë vajzave u është ndaluar kthimi në shkollat e mesme dhe shumica dërrmuese e grave janë urdhëruar të mos kthehen në punë.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha në një intervistë për radion France-Inter më 5 tetor se G20-ta duhet t’u thotë talibanëve: “Ju duhet t’iu ofroni një të ardhme vajzave të reja në vendin tuaj në mënyrë absolute. Kjo do të jetë një nga gjërat që do të marrim parasysh para se t’ju njohim”.

    Sipas tij, një kusht tjetër i komunitetit ndërkombëtar për talibanët duhet të jetë lejimi i operacioneve humanitare dhe që ata të refuzojnë të bashkëpunojnë me “grupet terroriste islamike” në rajon. Po sipas tij, në këto kushte duhet të bashkohen edhe vendet tjera dhe jo vetëm ato perëndimore. G20 do të mbajë një samit për Afganistanin më vonë gjatë muajit tetor në Romë të Italisë.

    Në grupin e 20 vendeve më të industrializuara bëjnë pjesë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kina, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    “I dashur Aleksander, miq serbë” Macron me një shënim në “X” pas kthimit në Paris nga Beogradi

    Macron nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.