Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Që tre vjet, Kurti një hap para e tre mbrapa”, Bajrami e kritikon qeverinë për “moskoordinim me aleatët”

    13/02/2024 22:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në vazhdën e një stuhie kritikash dhe paralajmërimesh të rrepta nga aleatët më të mëdhenj të Kosovës lidhur me vendimin për ndalimin e dinarit serb – një vendim që shkaktoi valë tronditëse nëpër korridoret diplomatike – Banka Qendrore e Kosovës njoftoi disa masa që synojnë të lehtësojnë rrugën drejt zbatimit të plotë të Rregullorës. Në kontekst të këtyre zhvillimeve, për deputeten e Llidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami një gjë nuk është qartë; “kush humbi e kush fitoi?!”. Bajrami ende e ka të vështirë të kapërdij faktin se një veprim i tillë do të ndërmerrej “pa koordinim me aleatët”.

    Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur të hënën se tranzicioni për të zbatuar rregulloren – e parashikuar për të ndaluar përdorimin e dinarit serb – do të jetë maksimumi tre muaj.

    Plani i ri për zbatimimin e Rregullores vjen si shkak-pasojë e presionit ndërkombëtar dhe kritikave të ashpra që kryeministri Kurti mori gjatë seancës së OKB-së. Në këtë kontekst, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, akuzoi Kurtin për “politizim” të Rregullorës së BQK-së.

    “Që tri vjet, Kurti një hap para e tre mbrapa. Kujt iu desht politizimi i Rregullorës së BQK-së deri në Këshill të Sigurimit, ku u pa qartazi se kjo Rregullore dhe politizimi i saj ishin bërë pa koordinim me aleatët tonë, të cilët po në Këshill e kritikuan Kosovën bash ditën kur Parlamenti Evropian nxorri Rezolutë për hetim ndërkombëtar rreth manipulimit të zgjedhjeve në Serbi nga ana e Aleksander Vuqiçit.” – tha Bajrami për Nacionalen.

    Lidhur me zmbrapsjen e Bankës Qendrore [lexo: qeverisë Kurti] sa i përket çështjes së dinarit, në një prononcim për gazetën Nacionale, Bajrami ka ngritur pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësinë pas kritikave të ashpra të komunitetit ndërkombëtar.

    “Ma thoni kush humbi e kush fitoi?! Sot, Banka Qendrore paska njoftuar për përiudhën tranzitore tre mujore për zbatimin e Regullores. Mirë shumë deri këtu, se po thojnë që BQK është institution “i pavarur”, por kush mban përgjegjësi për krejt kritikat që Kosova mori nga pothuaj secili aleat i saj gjatë dhjetë ditëve të kaluara, apo me rëndësi është popullzimi i momentit. Tani kthimi mbrapa nuk është që ka ndonjë efekt te populli, druaj as të aletatet, por pëlqimet u morën, vargje patriotike u thurën, videot u bënë virale anipse Kosova po numron në vend.” – tha deputetja e LDK-së

    Gjithashtu, deputetja e LDK-së ka kujtuar se kanë kaluar plotë 230 ditë që kur vendi gjendet nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

    “Mos të harrojmë asnjëherë faktin se falë kësaj Qeverie Kosova ka 230 ditë që është nën sanksione nga ana e BE dhe po kritikohet haptas nga ShBA.” – tha Bajrami.

    ‘Plani i ri’

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe shtetet tjera aleate të Kosovës kundërshtuan që në fillim dhe në vazhdimësi vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe zbatimin e tij pa koordinim paraprak.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë seancës së OKB-së tha se Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e BQK-së.

    Përfaqësuesja e ShBA-së bëri thirrje që “ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar.”

    Në konktest të këtyre zhvillimeve, Banka Qendrore e Kosovës njoftoi dje rreth një plani të ri për zbatimin e rregullores, ku përcaktohet largimi i dinarit nga tregu. BQK-ja bëri të ditur se ka ndëmarrë disa veprime në kuadër të një plani sa më të shkurtër, por jo më të gjatë se tre muaj.

    “BQK në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, njofton opinionin publik lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”, thuhet në komunikatë.

    Kjo që duket sei shtyrje e vendimit për dinarin nga BQK-ja, vjen pas një postimi në Twitter nga kryeministri Kurti, i cili bëri thirrje që të mos ketë ndëshkime. Krejt kjo ka ardhur pas një presion të madh ndërkombëtar që vendimi të shtyhet, në mënyrë që të ketë informim më të madh për qytetarët.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Të Fundit

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.