Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti viziton ambasadën e Kosovës në RMV

    10/02/2024 14:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri Kurti gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut është takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup.

    Kjo vizitë erdhi pas mbajtjes së takimit rajonal të Partive së Socialistëve Evropian të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

    Kurti u prit nga ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, dhe ata folën rreth zhvillimeve në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim.

    Në fund Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen dhe ka shprehur konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES),  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

    Aty, ai u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.