Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i parë zyrtar i komunitetit rom me institucionet lokale të komunës së Prizrenit.
Takimi u mbajt në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, me përkthim simultan në gjuhën rome, organizuar nga OJQ “Durmish Aslano”.
Siç është bërë e ditur nga kjo OJQ, temë e takimit ishte “Harmonia e Diversitetit – Rëndësia e Proklamimit të Gjuhës Rome në sfond të multikulturalizmit në Kuvendin e Prizrenit”.
Aty u ofrua një platformë ekuivalente për diskutime thelbësore mbi rëndësinë e gjuhës së romëve, duke filluar nga pjesa historike dhe duke shkuar deri në momentin aktual.
“Harmonia e Diversitetit – Rëndësia e Proklamimit të Gjuhës Rome në sfond të multikulturalizmit në Kuvendin e Prizrenit” ishte tema jonë, dhe takimi ofroi një platformë ekuivalente për diskutime thelbësore mbi rëndësinë e gjuhës së romëve, duke filluar nga pjesa historike dhe duke shkuar deri në momentin aktual. Bashkëpunimi i grupit ADHOC me komunën e Prizrenit, Bashkimin Europian dhe Zyren e Komisionerit per Gjuhe ishin pjesa përbërëse e arritjes së qëllimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimeve aktive në promovimin e diversitetit kulturor.
Ju falënderojmë thellësisht për pjesëmarrjen tuaj dhe kontributin në këtë ngjarje të shkëlqyer për komunitetin tonë!”, thuhet në njoftim.