Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hovenier për themelimin e Asociacionit: Është mjaft urgjente, do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara

    07/02/2024 08:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka ritheksuar nevojën urgjente që Kosova të zbarojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Hovenier ka folur për çështjen nëse Kosova do të përballet me pasoja të reja nëse nuk zbatohet kjo marrëveshje, duke thënë se nëse Qeveria nuk përgjigjet – ndikon në cilësinë e partneritetit me ndërkombëtarët.

    “Unë nuk mund të flas për llogaritjet e tyre, unë mund të flas vetëm për urgjencën e kësaj. Mendoj dhe siç tregon situata aktuale, kjo është mjaft urgjente dhe ne do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara. Dhe nuk e di nëse kam diçka më shumë për të thënë për pasojat nga ajo që kam thënë. Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tone. Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë”, ka thënë ai në RTV21.

    Hovenier thotë se Kosova duhet të zbatojë pjesën e saj të Marrëveshjes Bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje – të arritur vitin e kaluar nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – duke theksuar se Kosova ka përgjegjësi që ta themelojë këtë asociacion.

    Diplomati amerikan ka insistuar se vendimet do merren varësisht nga situata, teksa ka theksuar shqetësimin e ndërkombëtarëve dhe pritshmëritë se kërkesat e tyre do të dëgjohen.

    “E dini, ne do të marrim ato vendime kur të vijmë aty. Por nuk është gabim të thuhet se jemi të shqetësuar dhe do të donim që të shihnim përgjigjeshmëri më të mëdha ndaj kërkesave tona nga ajo që ne po shohim se kemi në këtë kohë”, ka shtuar më tej Hovenier.

    Artikuj të ngjashëm

    “Flija e mantijat, kam ngrënë shumë por nuk jam pishman për asnjë kafshatë”, Hovenier tregon çka i pëlqen në Kosovë

    Ambasadori Hovenier mesazh Qeverisë: Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese, jo në Venecia

    Krasniqi takon Hovenierin: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.