Gjatë ditës është bërë lëshimi i WI-FI-së në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë.
Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Burim Maraj, në një deklarim për media tha se kjo e bën Kosovën ndoshta vendin e parë në rajon me wifi në trafikun urban.
“Mendoj që është një lajm që na bën me u ndi shumë mirë të gjithëve, për shkak se pas një organizimi, përkushtimi të të gjithë stafit na bën që sot të kemi, noshta vendi i parë në rajon të kemi në autobusat tonë, internetin pa pagesë. Kjo është iniciativë që ta bëjmë sa më atraktiv transportin publik, çka na ndihmon të kemi në mjedis më të pastër”, tha ai.