Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është ankuar në polici në Shtërpcë, pasi burri i saj i cili është me probleme psikike, e ka sulmuar fizikisht.
Në raport thuhet se viktima dhe i dyshuari janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar për trajtim psikiatrik jashtë vendit, kurse lidhur me rastin është njoftuar prokurori.