Armët moderne ruse janë superiore ndaj atyre të NATO-s, ndërsa industria ruse e mbrojtjes po rrit vëllimin e furnizimeve, theksoi Vladimir Putin.
Sipas presidentit rus, produktet e industrisë ruse të mbrojtjes janë shumë të kërkuara jashtë vendit dhe tejkalojnë në kapacitete ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Nëse krahasoni armët moderne të NATO-s dhe armët e periudhës së fundit të epokës sovjetike, ne i kemi më efektive”, tha Putin, duke sqaruar se ai i referohej kryesisht teknologjisë së raketave, automjeteve të blinduara dhe të gjitha armëve të përdorura në fushën e betejës./abcnews.al