Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, tha se Kosova nuk ka zhvilluar ndonjë progres në luftën kundër korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta.
Ai tha se pikët Kosova në këtë raport i ka të njëjta, por se ka përfunduar një vend më lartë, pasi ndonjë vend tjetër ka përfunduar më keq.
“Ajo që mund ta themi, këto rangime janë matje përcepsioni të luftës kundër korrupsionit. I cili është mënyra e vetme e matjes së luftës kundër korrupsionit sepse nuk ka indikatorë shumë të qartë të cilët kishin jep një toplistë botërore për luftim të korrupsionit”.
“Ajo që mund ta themi është që nuk është më së keqti që ka qenë Kosova ndonjëherë, është më së miri që ka qenë ndonjëherë. Si nota i kemi më së miri në ranglistë”.
“Ne i kemi notat e njëta me vitin e kaluar, nuk kemi zhvilluar ndonjë progres në luftë, është njejtë, por që ka përfundu ndonjë vend më keq ne e kemi marrë një vend më lartë, kjo është ranglista”, tha ai në Pressing.
“Nuk ka ndodhur që ka pas ndonjë aktivizim qaq të fortë të prokurorisë së vendit”, tha Buleshkaj sa i përket luftës kundër korrupsionit.