Liria ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Mirsad Jonuz, vetëm pak muaj pasi e emëroi atë në krye të shtabit teknik.
Prizrenasit theksojnë se marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ishte e dyanshme.
“Po. Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, kryetari Valon Osmani.
Liria ka njoftuar tutje se shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.
Liria është e fundit në tabelë dhe do ta ketë një mision mjaft të vështirë për të qëndruar në Superligë