Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Raportohet se Vuçiq ka mbajtur takim urgjent me ministrat e tij lidhur me heqjen e dinarit në Kosovë

    31/01/2024 08:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të qeverisë serbe të martën në mbrëmje për të rënë dakord për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Beogradi në rast se Kosova e shfuqizon dinarin nga 1 shkurti, njoftoi Politika në faqen e saj të internetit.

    “Politika”, duke iu referuar informacioneve jozyrtare, shkruan se takimi ka ndodhur për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimin e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të Quintit dhe se nga e enjtja, më 1 shkurt, është ndalimi i përdorimit të dinarëve.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se ka folur me Kurtin për vendimin e Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarëve në pagesa me para në dorë, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Pak javë më parë, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një dekret që kërkon që nga 1 shkurti, të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm në euro.

    I pyetur nëse ka folur me Kurtin për shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, Lajçak u tha gazetarëve: “E kemi përmendur këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por do të njoftoheni (për këtë) sot”, tha ai

    Artikuj të ngjashëm

    Temë kryesore në takimin mes QUINT-it e Kurtit, anëtarësimi i Kosovës në KiE

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Të Fundit

    Lladrovci: Kryetari i PDK-së po mundohet me mbajtë një balanc që s’ka me mujtë me e mbajt

    Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK del me njoftim: Janë ndaluar për 48 orë

    Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.